BAshkohu edhe ti tradites kuqeblu
RREGULLORJA E SEKTORIT
Tribuna jonë është shtëpia e tifozëve aktivë të Vllaznisë. Kush hyn tek ne, pranon rregullat e këtij sektori.
Mbështetja e Vllaznisë dhe ruajtja e kulturës ultras
Këtu këndohet, brohoritet, hidhen flamuj, ngriten duar dhe bëhet presion – nuk është vend për “shikim ndeshje si në sallon”. Kush bezdiset nga këngët, tymi, flamujt dhe lëvizja, të zgjedhë tribuna të tjera – jo sektorin tonë.
Alkooli dhe gjendja fizike
Një birrë para ndeshjes është tjetër gjë, por paraqitja në sektor i dehur rëndë është e papranueshme.
Personat që vetëm pengojnë, lëkunden, bien mbi të tjerët apo nuk janë në gjendje as të këndojnë, nuk kanë vend në mesin tonë.
Sjellja dhe respekti në sektor
Respekti mes njëri-tjetrit është detyrim: pa përjashtim, pavarësisht moshës, lagjes apo grupit.
Ata që japin më shumë mund, kohë dhe energji për tribunën, kanë edhe fjalën kryesore për organizimin. Udhëzimet e drejtuesve të Vllaznit Ultras ndiqen pa diskutim gjatë gjithë ndeshjes.
Flamujt, Mesazhet dhe
“banerat e hekurit”
Flamujt, banerat e hekurit dhe çdo copë që mban emrin e grupit, qytetit apo lagjes janë shenjtë për ne. Ato përfaqësojnë histori, nder dhe identitet. Kujdes maksimal:
Mos i shkel, mos i gris, mos i njollos me ushqim, pije apo fishekzjarre.
Nëse ngjitesh në kangjella/rrjeta, shiko ku vendos këmbët që të mos dëmtohen banderolat.
Filmimet dhe fotot me telefon
Sektori ynë është për të jetuar momentin, jo për të mbajtur gjithë ndeshjen telefonin lart.
Kur ka këngë, koreografi, tym e atmosferë, pjesëmarrja vlen më shumë se videot e lëkundura për rrjete sociale. Mbaj parasysh edhe privatësinë e shokëve të tu – jo secili dëshiron ta gjejë veten në video/foto në internet.
VEtËm ANËTARËT e ngushte KANË AKSES NË
KOREOGRAFI & PROJEKTE SEKRETE
Materiale ekskluzive, plane koreografish dhe projekte të mëdha.
TRANSFERTA TË ORGANIZUARA
Informacione të brendshme, koordinim, orare dhe takime.
DIZAJNE ULTRAS & MERCH LIMITED
Stickers, bluza, flamuj, skica dhe koleksione të kufizuara për anëtarët aktivë.
ARKIVË HISTORIKE 2005–2025
Momente epike, foto të rralla, video të veçanta dhe kujtime që ndërtojnë identitetin e tribunës.

Koreografi & Materiale
Kontributet financojnë çdo flakadan, pëlhurë, letër dhe mjet pune për tribunën.
Transferta & Udhëtime
Ndihmo të ulën kostot e udhëtimeve — çdo ndeshje me zërin tonë.
Projekte Speciale
Përvjetorë, bannera, dokumentarë dhe dizajne që mbajnë në jetë identitetin Kuq e Blu.
